2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Paralajmërimi i fundit nga Amerika drejtuar Serbisë për shkak të blerjes së armëve ruse

Rekomandime

State Department amerikan i ka ftuar sot të gjithë aleatët dhe partnerët që të heqin dorë nga thyerja e sanksioneve me Rusinë të cilat mund ta jenë cak i vendosjes së sanksioneve.

Sanksionet mund të vendosen sipas Ligjit për kundërshtimin e snaksioneve të vendosura kundërshtarëve amerikan (CAATSA).

- Advertisement -

Kështu është përgjigjur Stejt Departmenti amerikan në pyetjen e Zërit të Amerikës së çfarë mendon për arritjen e porosisë së parë të sistemit kundër-ajror rus “Pancir” në Serbi.

“Në biseda me zyrtarët e lartë qeverisës shumë herë e kemi shfaqur pakënaqësinë dhe brengosjen tonë për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake nga ana e Serbisë, përfshirë edhe blerjen e sistemit Pancir”, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departmentit.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar sot më herët gjatë ditës. Ata kanë thënë se përparimi në rrugën e eurointegrimeve kërkon që Serbia ta koordinoj politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së.

- Advertisement -

Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për blerjen e sistemit raketor “Pancir S1” është arritur gjatë ushtrimit të përbashkët ushtarak “Vëllazëria Sllave” e mbajtur në tetor të vitit 2019.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit