6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Hashim Thaci shkeli kushtetutën, drejt shkarkimit

Rekomandime

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit.

Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

- Advertisement -

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit