Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se Kosovës po i kanoset përditë e më shumë vala e radhës e pandemisë.
Ai ka thënë se në Kosovë nuk po “lodhen shume me këtë kërcënim serioz”, derisa e gjithë Evropa është nën ethe të mundësisë për mbyllje totale.
“E gjithë Evropa nën ethet e valës së radhës (katërt) të pandemisë. Gjithandej po diskutohet mundësia e mbylljes totale. E kam përshtypjen se ne nuk jemi fort ka lodhemi me këtë kërcënim serioz që po na troket në derë përditë e më shumë. Qofsha i gabuar”, ka shkruar Tali në një postim në Facebook.
Ndryshe, në Kosovë vazhdon të jetë i ulët numri i rasteve të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një viktimë si pasojë e Covid-19 dhe 6 raste të reja pozitive.