2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Paralajmërimi: Ky është plani tinëzar i treshes, Thaçi-Vuqiq-Rama me minishengenin Ballkanik

Rekomandime

“Për Kosovën si shtet akoma në formësim e sipër ideja e një minihengeni Ballkanik, Serbi-Shqipëri-Maqedonia e Veriut është një ide tepër e rrezikshme që kalon përtej planit aktual Vuçiq-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës. Përmes kësaj ideje, paraprakisht planit ndarës, Serbia synon që të sigurojë daljen në Detin Adriatik përmes Shqipërisë duke mos përfillur kufijtë e Kosovës dhe ekzistencën e saj si shtet. Pra, ideja e mini “Shengeni Ballkanik” ka ndërlidhje dhe është e pa ndarë nga ideja e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës, përmes së cilës Serbia e synon shtrirjen e gjerë të saj në territoret shqiptare, përkatësisht arritjen deri në Durrës e Vlorë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Derisa po shihet që ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e shndërruar në plan konkret në mes të Hashim Thaçit, Edi Ramës e Aleksandër Vuqiqit, po kundërshtohet dhe pamundësohet nga i gjithë faktori me ndikim ndërkombëtar, analistët politikë hetojnë se si alterantivë e fshehtë e realizimit të këtij plani, tani është shpikur iniciativa për një minishenegen Ballkanik, që po merr mbështetje nga shumica e vendeve të rajonit.

Mirëpo analisti politik, Florim Zeqa, duke folur për “Kosova Sot Online”, thotë se edhe kjo ide është e baras vlefshme për shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës, aq sa ishte më parë edhe plani për shkëmbim territoresh.

Florim Zeqa

“Për Kosovën si shtet akoma në formësim e sipër ideja e një minishengeni Ballkanik, Serbi-Shqipëri-Maqedonia e Veriut është një ide tepër e rrezikshme që kalon përtej planit aktual Vuçiq-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës. Përmes kësaj ideje, paraprakisht planit ndarës, Serbia synon që të sigurojë daljen në Detin Adriatik përmes Shqipërisë duke mos përfillur kufijtë e Kosovës dhe ekzistencën e saj si shtet.

- Advertisement -

Pra, ideja e mini “Shengeni Ballkanik” ka ndërlidhje dhe është e pa ndarë nga ideja e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës, përmes së cilës Serbia e synon shtrirjen e gjerë të saj në territoret shqiptare, përkatësisht arritjen deri në Durrës e Vlorë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, mbase me minishengenin, Aleksandër Vuçiqi po “dëshiron” t’ua bëjë më të lehta idetë e dikurshme të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

- Advertisement -

Sidoqoftë Zeqa thotë se kjo formulë e re e shpikur nga Serbia, qëllimin e ka të njëjtë, dhe nuk duhet pranuar derisa nuk definohen çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, pra derisa nuk ndodhë njohja reciproke dhe nuk arrihet marrëveshja edhe për dëmet e luftës.


“Lansimi dhe imponimi i idesë së mini “Shengenit” nga faktori ndërkombëtar pa arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe respektim të kufijve ekzistues, është tepër e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, e cila shtetin e Kosovës e vë para dy opsioneve sa të rrezikshme, po aq fatale për integritetin territorial dhe të ardhmen prosperuese të shtetit tonë.

Qeveria e Kosovës duhet ta kundërshtojë pa asnjë hezitim një iniciativë të tillë, derisa nuk ndodhë njohja reciproke në mes të dy vendeve si dhe kompensimi i dëmeve të luftës nga Serbia.

Për më tepër se kaq, kryeministri në ardhje Albin Kurti duhet të jetë më i qartë dhe më transparent para qytetarëve të vendit rreth idesë së mini “Shengenit” apo “Ballkanisë së re” në zemër të Gadishullit Ilirik”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit