4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Paralajmërohet rreziku i dështimi të koalicionit VV-LDK, ja arsyeja!

Rekomandime

“LDK po sillet kështu sikurse është parti politike që ka dalë fituese e zgjedhjeve, në pozitën e parë. Përfundimisht ata duhet ta kuptojnë që duhet respektuar vullneti i votuesit. Duhet ta kuptojnë që nuk janë fitues te zgjedhjeve që të bëjnë oferta të tilla absurde në drejtim të LVV-së. Me këto oferta sikur s’po e duan një koalicion të tillë. Nuk duhet ta shfrytëzojnë rastin që LVV-ja e ka deklaruar hapur dhe po qëndron në ato parime se nuk bënë koalicion me të tjerët, por vetëm me LDK-në, dhe tash të dalin me këto oferta”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik, Faik Krasniqi ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku sipas tij kërkesat e LDK-së shkojnë përtej fuqisë elektorale të dalë nga zgjedhjet, e rrezikojnë seriozisht mundësinë e arritjes së marrëveshjes për koalicion me Vetëvendosjen, prandaj edhe mundë të qojnë në ngërç dhe zgjedhje të reja.

Sipas Krasniqit, këto kërkesa të LDK-së po bëhen sikur LDK të ishte parti e parë fituese e zgjedhjeve.

Faik Krasniqi

- Advertisement -

“LDK po sillet kështu sikurse është parti politike që ka dalë fituese e zgjedhjeve, në pozitën e parë. Përfundimisht ata duhet ta kuptojnë që duhet respektuar vullneti i votuesit. Duhet ta kuptojnë që nuk janë fitues te zgjedhjeve që të bëjnë oferta të tilla absurde në drejtim të LVV-së. Me këto oferta sikur s’po e duan një koalicion të tillë. Nuk duhet ta shfrytëzojnë rastin që LVV-ja e ka deklaruar hapur dhe po qëndron në ato parime se nuk bënë koalicion me të tjerët, por vetëm me LDK-në, dhe tash të dalin me këto oferta”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Për të mos dështuar marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së, Krasniqi thotë se ka mjaft hapësirë për të negociuar pozita të tjera, edhe në ekzekutiv edhe për kryetar Kuvendi, por kurrsesi pozitën e kryeministrit. 

- Advertisement -

“E cila nga vetë procesi zgjedhor, gara që është zhvilluar del se është zgjedhur nga vota qytetare dhe nuk ka asnjë logjikë që tani të kontestohet, duke rrezikosh shkuarjen në zgjedhje të reja si rezultati i krizës politike. Posti i kryeministrit i takon partisë fituese. Atë të krye parlamentarit LDK-së. Por jo të kërkosh gjëra që s’të takojnë. Nëse LDK vazhdon kështu, atëherë më mirë të shkohet në zgjedhje”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, sipas Krasniqit, sa i takon procesit të bisedimeve me Serinë, ato akoma janë larg mundësisë së rifillimit, pasi që Serbia nuk i vazhdon bisedimet pa u plotësuar kushti saj, që do të thotë heqja e taksës.

(Kosova Sot Online)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit