10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Paralajmërohet shuarja e AAK-së

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është një parti që është themeluar në fillimi të viteve 2000. Kjo parti që nga themelimi asnjëherë nuk ka korrur rezultate serioze në zgjedhjet në Kosovë, rangimin më të mirë e ka pasur e treta parti parlamentare.

Për herë të parë mbase, që nga krijimi i saj, ajo ishte afër që ta shkelte fundin e saj.

- Advertisement -

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, AAK-ja e siguroi kalimin e pragut zgjedhor, duke marr vetëm 62.111 vota apo 7.12 për qind në këto zgjedhje.

Por, për habi në zgjedhjet lokale kjo parti arriti të ringrihej, dhe ia doli që t’i merrte pesë komuna: Gjakovën, Therandën, Klinën, Rahovecin dhe Deçanin. Kurse, e kanë humbur bastionin e tyre Junikun.

Pak para zgjedhjeve në këtë komunë “plasi” një skandal. Zyrtarja e komunës së Junikut dhe bashkëpunëtorja e kandidatit për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, Blerina Sallaj ishte kapur në flagrancë në aeroportin e Prishtinës me material zgjedhor, i cili dyshohej se ishte falsifikuar, dhe që për destinacion e kishte diasporën shqiptare në
perëndim.

- Advertisement -

Gjithashtu, djali i Kuçit, Flamuri është arrestuar, pasi që së bashku me disa persona të tjerë ka tentuar që të ndikojë në procesin zgjedhor.

Përkundër, që ky rezultat zgjedhor i zuri në “befasi” zyrtarët e AAK-së, një gjë të tillë nuk e pohojnë njohësit e çështjeve proklitike.

- Advertisement -

Sipas tyre, kjo parti është drejt shuarjes. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

AAK-ja u votua për “hatër”

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se nga ka ardhur rezultati i AAK-së në zgjedhjet lokale.

“Nuk është rrit AAK-ja si shkak i rritjes së besimit, mirëpo matematika e zgjedhjeve lokale ka ndikuar që të rritet numri i votave për partinë dhe për kandidatët. Një kandidat i AAK-së është votuar nga rrethi familjar, edhe pse nuk besohet AAK-ja, por matematika e votimit të kandidatëve për “hatër” ka ndikuar që të ketë rritje”, ka vlerësuar Mehmeti.

Gjithashtu, ai ka shtuar se AAK-ja është drejt shuarjes së saj dhe se rezultati në zgjedhjet lokale nuk është pasqyrë e realitetit.

“AAK-ja e vërtetë është ajo e 14 shkurtit, kjo e zgjedhjeve lokale nuk është pasqyrë e realitetit. AAK-ja është drejt shuarjes, një proces që s`ka kthim. Partia e Ramushit s`duhet të ekzaltohet nga këto zgjedhje
të fundit, të cilat janë rezultat i mendësisë për votim “për hatër”. Por, kjo s`do të thotë se për AAK-në ka rritje besimi”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

Maxharaj: AAK-ja parti autoritare

Ndërkaq, profesori Binak Maxharraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, thotë se AAK-ja në zgjedhjet parlamentare pati rënie.

“Në këto zgjedhje lokale pati lëvizje, pra një ngritje të ngadaltë edhe të AAK-së së Ramush Harajdinajt. Por, AAK-ja është një parti minore, lokale e lokalizuar kryesisht në Dukagjin, prej nga është edhe udhëheqësi i tyre Ramush Haradinaj. Kjo parti qe sa kohë nga një palë zgjedhje në tjerat, nuk lëvizë shumë, e mban nivelin aty diku nga dhjetë deputet, por në zgjedhjet parlamentare edhe AAK-ja pati rënie në shtatë deputet”, thotë ai.

Më tej, profesori nënvizoi se frenat e AAK-së mbahen nga vëllezërit Haradinaj dhe për këtë ai e quan parti autoritare.

“AAK-ja është një parti minore, pothuajse familjare ku frenat e saj i mbajnë dy vëllezërit Ramushi dhe Dauti. Është një parti autoritare ku sundojnë këta dy vëllezër, të cilët edhe nuk kanë ndonjë performancë të madhe në opinion, pos që njihen me afera dhe skandale të ndryshme. Mu për këtë arsye nga kjo parti ikën figura të njohura për shkak të mos përfilljes së tyre në strukturat e brendshme të partisë”, thotë ai.

Gjithashtu, Maxharraj e ka përmendur edhe humbjen e AAK-së në Junik, ku njihet si bastioni i kësaj partie.

“AAK është një parti që gati nuk reformohet kurrë, me të njëjtat figura. Suksesi i kësaj partie në zgjedhjet e fundit është si rezultat që u kandiduan figura të harxhuara nga partitë tjera, si në rastin e Gjakovës. Kjo ndodhi për shkak se LVV-ja e dërgoi atje Mimoza Kusari-Lila një figurë e harxhuar për Gjakovën. Po të ishte kandiduar një figurë e re nga LVV-ja për kryetar Gjakove, do të fitonte me siguri. Por, nuk duhet harruar se AAK-ja e humbi bastionin e vet Junikun të cilin ia mori LDK-ja”, thotë ai.

Në fund, profesori paralajmëron se kjo parti mund të shuhet nëzgjedhjet ardhshme parlamentare.

“AAK-ja e Ramush Harajdinajt nëse nuk reformohet, nëse nuk sjellë figura të reja profesionale, e jo të mbetet me tupanxhi të tipit Bekë Berisha, kësaj partie nuk po i shkruhet mirë, ka rrezik të shuhet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka përfunduar Maxharraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit