0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Paralajmërohet ‘tërmet’ në PDK: Ja pse do të ndahet në dysh partia…

Rekomandime

“Edhe pse jo ende i dal publikisht, brenda PDK-së aktualisht veprojnë dy fraksione të fuqishme kundër njëra-tjetrës; krahu “reformist” i Kadri Veselit dhe krahu i “moderuar” i Hashim Thaçit. Kështu pra, pas largimit vite më parë të Limajt dhe Krasniqit nga PDK-ja, pritet të ndodhë edhe largimi i krahut të Sami Lushtakut me shokë nga PDK-ja. Me shkarkimin eventual të Hashim Thaçit nga posti i presidentit nga pushtetarët e rinj, në PDK do të zhvillohet “luftë” e ashpër për ruajtjen e primatit në parti në mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Humbja e zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e PDK-së, po e dëshmon më së miri se si PDK-ja është një nga subjektet kryesore politike që kaherë ka filluar të humb besimin te votuesit, por ka mbijetuar vetëm me abuzimin e skajshëm të votës, duke shfrytëzuar fondet e grumbulluara me korrupsion për blerjen e votës.

Florim Zeqa

Këtë tanimë po e dëshmojnë më së miri akuzat për këtë tregti kriminale me vota, që po shpërthejnë mes anëtarëve të këtij subjekti politik.

- Advertisement -

Bashkë partiakët e vetë, i ka akuzuar për një tregti të tillë të pistë, këshilltari kryesor i Kadri Veselit, Blerim Latifi, i cili thotë se votat janë shitur e blerë me pak para e me shërbime të tjera në rajonin e Drenicës, në bastionin kryesor të e PDK-së.

Përmes një denoncimi publik në Facebook, Blerim Latifi i PDK-së ka thënë se PDK- në nuk e ka mundur VETËVENDOSJA, e as LDK-ja, por e ka mundur PDK-ja.

- Advertisement -

“Lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit, dhe natyrisht, këtë luftë e kanë fituar ata që kanë pasur pare dhe kanë kontrolluar infrastrukturën dhe logjistikën e partisë, për qëllime të veta. Dhe, më e dhimbshmja ka qenë kur kam parë mjerimin politik në të cilin e kanë zhytur Drenicën, ku votat janë blerë me nga 5 deri në 10 euro, ose me metra drush për dimër, ose me lëmosha të tjera”, ka shkruar Blerim Latifi.

E sipas analistit politik, Florim Zeqa, këto akuza publike do të duhej hetuar dhe ndjekur nga Prokuroria e Shtetit, ndonëse ato mundë të kenë më shumë edhe karakter politik, të zanafillës së përçarjes së thellë në PDK, që celulën e ka tek disa veprime më të hershme të Kadri Veselit ndaj strukturave partiake, përpjekjen e tij kinse për ta pastruar partinë nga të përfshirët në krim e korrupsion, largimin nga pozita të disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë partiak.

Lexoni edhe:

Analisti i njohur shpërthen ndaj Shpend Ahmetit, e akuzon rëndë për…

“Kalimi i PDK-së në opozitë nuk është e rastësishme, sa është e befasishme humbja e thellë e saj. PDK-ja edhe përkundër shfrytëzimit të gjithë mekanizmave shtetërorë gjatë fushatës, gjegjësisht abuzimit me paranë publike për blerje votash, shfrytëzimit të medieve dhe kapaciteteve njerëzore të punësuara në sektorin publik nuk ia arriti qëllimit të ruaj primatin e partisë më të madhe në vend. Shkaqet e humbjes së PDK-së janë pak më të thella dhe më të gjëra. Fakti se Kadri Veselit nuk i ndihmuan as 350 mijë ndërtimet pa leje që i kishte premtuar për legalizim, as heqja e taksave për bizneset e reja, flet shumë për prapaskenat e humbjes së thellë. Në zgjedhjet e 6 tetorit në PDK pati përballje të blerjes së votës me vjedhje industriale të votës nga fraksionet brenda saj”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, përçarja në parti dhe ndarja në grupe të ndryshme interesi, ku secili grup ka provuar të blej votat për interesat e tij, ka bërë që PDK të humbë orientimin dhe organizimin e mirëfilltë, andaj edhe e ka pësuar këtë humbje të madhe, humbje të cilën e kishte të garantuar edhe për shkak të pakënaqësisë qytetare me mënyrën e qeverisjes dhe krimin e korrupsionin e instaluar në mandatet e kaluara.

“Mendoj që Kadri Veseli gabimin më të madh gjatë para fushatës elektorale e bëri në momentin e largimit të disa ish ministrave dhe zv. ministrave në emër të qeverisjes së pastër. Gabimi tjetër akoma më i madh që iu kthye bumerang në zgjedhje ishte “lufta e hapur kundër korrupsionit”, e cila kishte tmerruar eksponent të caktuar brenda PDK-së. Këto veprime të zotit Veseli nga bashkë partiakët e tij ishin kuptuar jo ndryshe veç se një luftë e pastër klasash”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit