11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Paralajmëron Avokati Ngjela: Pas Sali Berishës, SHBA do t’a fus në listën e zezë edhe këtë politikan shqiptar

Rekomandime

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se shqiptarët janë duke u çliruar nga barbaria e korrpsionit të lartë shtetëror 30-vjeçar.

Ai ka thënë se politika amerikane po e mban zotimin që ua ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrpsionit të lartë shtetëror, duke e shpallur ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha “non-grata”.

- Advertisement -

Avokati paralajmëron se javën që vjen Parlamenti shqiptar do të shkarkojë presidentin Ilir Meta me 2/3 e votave.

I njëjti, sipas tij, pritet të shpallet poashtu “i padëshiruar” në SHBA.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

- Advertisement -

Gjithçka po ecën drejt çlirimit real të shqiptarëve.

Asnjë ditë çlirimi, në thelb nuk ka qenë e tillë në 100 vjet, sepse, si rregull, shqiptarët janë pushtuar nga ata që kanë pretenduar vendin e çlirimtarit.

- Advertisement -

Edhe në vitin 1992, që u gëzuan për likuidimin e pushtimit komunist, shqiptarët u pushtuan sërisht për 30 vjet nga barbaria e korrpsionit të lartë shtetëror.

Tani, më në fund, po vjen me hap galopant edhe çlirimi i shqiptarëve nga uzurpatorët e korrptuar, por edhe çlirimi i vetë shqiptarizmit që ka qënë i shtypur në këta tridhjetë vjet nga shitësit vulgarë të interesit kombëtar.

Po si po precipitojnë ngjarjet?

l.

Politika amerikane po e mban zotimin që ua ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrpsionit të lartë shtetëror. Dhe koha erdhi.

Para dy ditësh Departamenti i shtetit e shpalli Sali Berishën njeri të padëshiruar dhe të papranueshëm për Amerikën.

Dje, ekspertët konstitucionalistë në Komisionin e Hetimit Parlamentar argumentuan që presidenti Meta ka shkelur kushtetutën.

Javën që vjen, Parlamenti do të pushojë Metën me 2/3 e votave.

Dhe çështja menjëherë i shkon Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pushimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës, dhe kështu kuptohet se Meta është pa imunitet

Kjo është faza e parë.

Po faza e dytë?

ll.

Si rregull, faza e dytë duhet të fillojë me shpalljen e Ilir Metës si person non grata në Shtetet e Bashkuara, dhe me goditjen penale të Berishës dhe të Metës. Por, shenjat janë që bashkë me ta, do të fillojë edhe goditja penale për grupin e parë të të korrptuarve të lartë, i cili nuk është i vogël.

Po këta krerë të korrpsionit të lartë shtetëror, do të kundërveprojnë?

E kanë të pamundur. Ata para një muaji, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjatë numërimit të votave, thanë se do të bënin kryengritje.

Pse nuk e bënë?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse sot në Shqipëri janë 8000 trupa ushtarake amerikane me të gjitha pajisjet motorike, me të cilat po zhvillohet një stërvitje ushtarake me synim kundër kërcënimit rus kundrejt Shqipërisë.

Por, e gjithë kjo situatë force kundër korrpsionit të lartë shtetëror, çfarë ka sjellë te të korrptuarit e lartë në Tiranë?

lll.

Asgjë të veçantë nuk ka sjellë, po vetëm një frikë që i ka futur në një gjendje për të folur përçart.

Saliu, për shembull, i tha shqiptarëve se do të fuste në burg Sekretarin e Shtetit amerikan Blinken, që e kishte shpallur person non grata në Amerikë.

Por, shqiptarët e pyetën: Ku do ta arrestonin, dhe ku do ta dënonin Blinkenin?

Dhe Berisha iu tha: Unë do ta dënoj në një vend asnjëanës, në Francë.

Dhe shqiptarët i bëri për të qeshur.

Kurse, në fakt, po ta dinte presidenti antiamerikan i Francës, Sharl de Gaulle këtë formulë çudibërëse të Sali Berishës, do ta kishte dënuar me burgim John Kennedy-n qëkurse ky ishte senator dhe fyeu rëndë dhe u tall me presidentin e Francës, Degol, për tmerret që ky po bënte kundër popullit algjerian, i cili Iuftonte për pavarësinë e tij. Çfarë nuk i tha Kennedy atëherë de Gaull-t, madje edhe në vitin 1962, kur ishte President i Shteteve të Bashkuara. Është tallur dhe e ka fyer rëndë.

Ku ta dinte Degoli i shkretë që me një gjykatë franceze, si Saliu sot, mund ta kishte burgosur Kenedin, dhe në fakt, do t’i kishte bërë nder vetë Kenedit, se ky do të kish jetuar të paktën dhe 40 vjet pas vitit 1963, kur e vranë.

lll.

E kuptoni se në çfarë gjendje të rëndë mendore ndodhet sot korrpsioni i lartë shtetëror. Por jo vetëm këta, por në një gjendje të mjerimit mendor kanë rënë edhe gazetarë e pronarë mediash të paguar, që nuk dinë se çfarë thonë në mbrojtjen që i bëjnë korrpsionit të lartë shtetëror. Por, në fakt, edhe një përqindje jo e vogël e këtyre është e kërcënuar gjithashtu nga antikorrpsioni që sapo ka hyrë triumfalisht në skenën makabër të politikës shqiptare.

Do t’i shikoni të gjitha: në Shqipërinë që po çlirohet, në fakt, ka filluar edhe një tragjikomedi që do t’i kënaqë shqiptarët, kur këta do ta shohin natë për natë nëpër ekranet e televizorëve të tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit