3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Parashikimi: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në takimin Thaçi-Kurti

Rekomandime

Dhe tani varët shumë cila është oferta e LVV-së për LDK-në dhe cilat janë kërkesat e kësaj të fundit, dhe nëse nuk ka përafrime në këto bisedime, atëherë nuk është mirë të humbet kohë, por vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse kjo përmban një kosto të lartë për vendin dhe proceset politike, por nuk duhet të lejuar që të zgjatë kriza politike e institucionale në vend”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik dhe njohës i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, nuk pret që të hënën më 6 janar, të qartësohet gjithçka sa i takon mundësisë së krijimit të qeverisë së koalicionit Vetëvendosje-LDK, apo dështimit të kësaj mundësie për ta quar vendin në zgjedhje të reja. 

Haziri beson se më 6 janar, Albin Kurti do të mandatohet nga Hashim Thaçi për të gjetur partner të tjerë për krijimin e qeverisë së re, si parti e parë fituese e zgjedhjeve që  është Vetëvendosje, dhe nga kjo datë fillon të shpenzohet afati 15 ditësh për të negociuar me partnerët tjerë për ta gjetur formulën e përshtatshme për bashkëqeverisje.

“ Nuk e shohë se 6 janari do të jetë dita “D”, sa i përket formimit të qeverisë së re, për shkak se do të jetë vetëm një takim në mes presidentit Thaçi dhe Albin Kurtit, ku ky i fundit do të mandatohet nga presidenti për formimin e qeverisë si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo që pritet me interes të veçantë është një ditë më pas ku z. Kurti do të duhet t’ i rifilloj bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar me LDK-në, ku pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës për Kryetar Kuvendi, mundë të themi se tashmë këto bisedime janë në pikën zero, bazuar edhe në deklaratat e zyrtarëve të LDK-së. Dhe tani varët shumë cila është oferta e LVV-së për LDK-në dhe cilat janë kërkesat e kësaj të fundit, dhe nëse nuk ka përafrime në këto bisedime, atëherë nuk është mirë të humbet kohë, por vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse kjo përmban një kosto të lartë për vendin dhe proceset politike, por nuk duhet të lejuar që të zgjatë kriza politike e institucionale në vend”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. 

- Advertisement -

Një problem tjetër që mundë të del pengesë për arritjen e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së për koalicionin qeverisës, sipas Hazirit do të jetë vazhdimi i mandatit për Gjykatën Speciale.

Lexoni edhe:

- Advertisement -

“Trepça” pret milionat e premtuara për rimëkëmbje

“Gjykatë e cila nuk është përkrahur nga VV-ja dhe tani mundë të mos e mbështetë vazhdimin e mandatit edhe duke qenë në krye të shtetit, kryeministri Albin Kurti. Edhe ashtu duket se dikur partnerët e mundshëm për një koalicion qeveritar LVV dhe LDK-ja, tani shihet se në mes tyre nuk ka besim dhe as përafrim qëndrimesh në procese politike, sidomos sa I përket Gjykatës Speciale, ku LVV-ja është kundër vazhdimit të mandatit të saj”, deklaron Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit