1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Parashikoi pandeminë në 1994/ Flet shkrimtarja: Ja çfarë do të ndodhë më tej

Rekomandime

Në librin e saj 750 faqesh të botuar në 1994-tën, shkrimtarja Laurie Garrett parashikonte një pandemi të tmerrshme, hija e së cilës do të binte mbi të gjithë botën, duke mbjellë kaos në çdo vend.

Fituesja e çmimit Pulitzer, të cilën për shkak të kësaj “profecie” e kanë mbiquajtur Kasandra, ashtu si dhe personazhi i famshëm mitologjik, tregon tani si e sheh vazhdimin e kësaj situate. Parashikimi i Garret është se koronavirusi do të vazhdojë të qarkullojë nëpër botë, edhe nëse krijohet vaksina kundër tij.

- Advertisement -

Sëmundja, sipas saj, nuk do të largohet shpejt nëse nuk do të dilet me një objektiv të përbashkët strategjik për ta zhdukur atë nga planeti. “Problemi i madh i momentit është se kemi përgjigje shumë të fragmentuara ndaj sëmundjes kudo në botë. Çdo vend po vepron sipas mënyrës së vet, edhe brenda një vendi ka shtete apo provinca që marrin masat e tyre.

Nuk kemi një qasje të unifikuar; disa shtete i kanë hyrë garës për prodhimin e një vaksine me shpresën të fitojnë kohë dhe të zgjidhin problemet e veta lokale” , tha Garrett për CNN duke shtuar se zgjidhja do të ishte vaksinimi i plotë për të gjithë njerëzit. Bilanci i të infektuarve nga Covid-19 në mbarë globin ka mbërritur në gati 4 milionë vetë, ndërsa vdekjet janë rreth 272.000.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit