12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Parlamenti Evropian: Martesat dhe kontratat LGBTQI të njihen në të gjithë BE-në

Rekomandime

BE -ja duhet të heqë të gjitha pengesat me të cilat përballen personat e komunitetit LGBTQI në ushtrimin e të drejtave të tyre themelore, siç është njohja e tyre, thonë eurodeputetët.

- Advertisement -

Në një rezolutë mbi të drejtat LGBTQI në BE (e miratuar me 387 vota kundër, 161 me 123 abstenime), Parlamenti Evropian thekson se këta qytetarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre, përfshirë të drejtën për lëvizje të lirë, kudo në BE.

Sipas rezolutës martesat ose marrëveshjet e bashkëjetesës të lidhura në çdo shtet anëtar duhet të njihen në të gjitha shtetet anëtare në të njëjtën mënyrë, ndërsa bashkëshortët dhe partnerët e të njëjtit seks duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si çiftet heteroseksuale.

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë “Coman & Hamilton”, sipas të cilës dispozitat për bashkëshortët në Direktivën e Lëvizjes së Lirë zbatohen edhe për çiftet e të njëjtit seks, Komisioni duhet të marrë masa zbatuese kundër Rumanisë, ku qeveria nuk ka përditësuar legjislacioni kombëtar për të pasqyruar atë vendim, thonë eurodeputetët.

- Advertisement -

Rezoluta gjithashtu u bën thirrje të gjitha vendeve të BE -së të pranojnë si prindër ligjorë personat e përmendur në certifikatën e lindjes së fëmijës.

Në përgjithësi, eurodeputetët duan që familjet “LGBTQI” të kenë të njëjtën të drejtë për bashkim familjar si çiftet heteroseksuale dhe familjet e tyre.

- Advertisement -

Së fundi, eurodeputetët vërejnë diskriminimin me të cilin ballafaqohen komunitetet LGBTQI në Poloni dhe Hungari.Parlamenti Evropian bën thirrje për masa mëtejshme nga BE kundër këtyre vendeve./VOA/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit