-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas aksionit në Brezovicë, deputeti i LVV-së paralajmëron aksione të ngjashme edhe në Prishtinë

Rekomandime

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli thotë se vullneti i Qeverisë për ta luftuar korrupsioni ishte ndër faktorët kyç edhe për aksionin në Brezovicë.

Dugolli në “Debat Plus” tha se Qeveria Kurti po jep shpresa se do të luftohet KRlMl dhe korrupsioni.

- Advertisement -

“KRlMl dhe korrupsioni luftohet nga një spektër i gjerë i institucioneve profesionale, por ato politika kanë një rol të jashtëzakonshëm. Vullneti politik është ndër më të rëndësishmit pasi kot zhvillojnë hetime prokuroria e policia nëse nuk ka vullnet politik, Qeveria Kurti vazhdimisht po jep shpresa se në këtë vend do të ketë shpresë dhe ndryshim”, tha ai.

Dugolli thotë se është momenti që të bashkohen forcat e të gjitha institucioneve për të goditur KRlMlN e korrupsionin, përfshirë edhe prokurorinë.

“Mos të harrojmë se aksione të ngjashme mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, pasi mito, tejkalim të lejeve, korrupsion ka edhe në Prishtinë. Qeveria nuk është se arreston njerëz, por vullneti politik ka shumë rëndësi”.

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së thotë se në Brezovicë u arrestuar persona me profil të lartë politik.

Dugolli thotë se Qeveria nuk do të ndalet së inkurajuari policinë që të ndërmerr veprime të ngjashme si ato në Brezovicë.

- Advertisement -

“Edhe raportet ndërkombëtare kanë thënë se në të kaluarën ka pasur KRlM e korrupsion në nivelin e lartë dhe nuk ka pasur ndjekje penale për nivelin e lartë. Ne do të krijojmë parakushtet për t’u luftuar korrupsioni e KRlM”, deklaroi Dugolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit