1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pas Albin Kurtit, kosovari bën tatuazh edhe presidenten Vjosa Osmani

Rekomandime

Një qytetar nga Ferizaj ka bërë tatuazh në trupin e tij dy udhëheqësit e vendit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin.

- Advertisement -

Shiqeri Ramadani fillimisht kishte realizuar fytyrën e liderit të VV’së, Albin Kurti në trupin e tij.

Ndërkohë më pas ai ka vazhduar edhe me portretin e të pares së vendit, Vjosa Osmani.

Ramadani që jeton jashtë vendit tregon si vendosi të bëjë tatuazh presidenten Vjosa Osmani.

- Advertisement -

‘Më erdh mundësia me pa presidenten kur e pranoi detyrën te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Aty ia dhuruam një lule dhe ishte kënaqësi dhe ditë historike për ne”, tha ai për ATV.

“Këto janë veç dëshira ime me e pas në trup por unë shpresoj se Albinin dhe presidenten tonë të mrekullueshme, unë e quaj Merkeli i Kosovës, besoj se e kanë mbështetjen e afër 70 për qind të Kosovës dhe unë vendosa t’i kem në trupin tim”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit