-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pas fitores së Biden, vjen thirrja urgjente e ushtarakut Shqiptaro-Amerikan: Ky është skenari i Serbisë, Kosova ta bëjë këtë gjë

Rekomandime

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, në një postim në Facebook ka paralajmëruar se nuk duhet vazhduar dialogu me Serbinë.

- Advertisement -

Ai ka porositur kastën politike që ta ndalë dialogun, derisa Serbia të kërkojë falje për të gjitha të bëmat e saj gjatës periudhës së luftës.

Maralusha shkruan në llogarinë e tij se qëllimi i Serbisë është që përmes Minishengenit të kthehet në Kosovë, kështu pa e shpenzuar asnjë plumb.

Kjo thirrje nga ushtaraku Shqiptaro-Amerikan vjen menjëherë pas fitores së madhe të demokratit Joe Biden, i cili njihet si një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

- Advertisement -

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha

Jo Minishengen me Serbinë derisa Serbia te mos përgjigjet për mizoritë dhe shkatërrimet e luftës se 90-tës. Në zgjedhjet e reja që duhet te bëhen në Kosove sa më shpejtë – duhet te zgjidhen deputete/të që ta votojnë poshtë MINISHENGENIN. Se me anë te minishengenit, Serbia po kthehet në Kosovë pa e shpenzuar asnjë plumb.

- Advertisement -

Minishengeni është pranue dhe votuar nga Qeveria e Isa Mustafes/Hotit/ Hashimit dhe me pëlqimin e Edi Ramës. Qeveria e Re që do të krijohet mbas zgjedhjeve të reja duhet me u larguar nga çdo dialog me Serbinë derisa Serbia të pranojë mizoritë ndaj shqiptarëve dhe tokave shqiptare.

Simbas eksperiencës time gjatë 50 vjetëve të fundit si ushtarak: Kur mos hi në luftë në qoftë se nuk je më i fort se armiku, Kosova nuk ka nevojë për një vazhdim të dialogut por Serbia ka nevojë.

Në çdo dialog me Serbinë – Kosova do të bisedojë si një anë e dobët. “KURRË MOS JA NIS NJË KONFLIKTI ME NJË ARMIK QE ËSHTË MË I FORTË SE TI”.

JO DIALLOG ME SERBINË.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit