Vedat Bajrami arriti të dalë i dyti në finalen e Big Brother Vip Kosova.
Aktori i njohur i humorit kontestoi fitoren e Stresit duke mos u paraqitur në post BB dhe duke publikuar sondazhe që e nxirrnin atë fitues.
Pas gjithë bujës që bëri ai vetëm pak ditë pas daljes nga shtëpia dha një super lajm.
Vedati ka publikuar një foto ku paralajmëron projektin e ri që sipas tij është “tjetër nivel”, fjali kjo e përdorur prej tij disa herë gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, kundrejt banorëve.
Ai ka vendosur flamurin e Kosovës dhe Zvicrës duke mos zbuluar më shumë rreth këtij projekti.
Kujtojmë se kohë më parë ai mori pjesë në një projekt në Turqi.