0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pas marrëveshjes për targa, BE-ja del me deklaratë për Asociacionin e Komunave Serbe

Rekomandime

Shërbimi i Jashtëm i Bashkimi Evropian ka publikuar komunikatën zyrtare pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe shtensionimin e situatës në veri. Në komunikatë thuhet që BE-ja u ka bërë thirrje palëve që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Pas dy ditëve ndërmjetësimi të Emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak, kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq kanë rënë dakord për marrëveshjen lidhur me targat.

Në komunikatën për shtyp të publikuar në uebfaqen e Shërbimit të Jashtëm të BE-së, thuhet ndër tjerash, se ndërmjetësuesi i bisedimeve ka pranuar shqetësimet e ngritura nga pala serbe për mosimplementimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Aty thuhet poashtu, se BE-ja ka kërkuar nga palët që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara.

- Advertisement -

“Gjatë negociatave të sotme, Ndërmjetësuesi i BE-së i pranoi shqetësimet e ngritura nga pala e Beogradit në lidhje me moszbatimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe dhe mungesën e një paneli të shumicës serbe të Kosovës në Gjykatën e Apelit në një rast të fundit. Ndërmjetësuesi u bën thirrje të dyja palëve të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara. Për ta bërë këtë, BE -ja si lehtësuese do të trajtojë çështjet e pazgjidhura që dalin nga Marrëveshja e Parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve, “Marrëveshja e Brukselit”, me të dyja palët si çështje prioritare në një nga takimet e ardhshme Kryenegociator para fundit të vitit”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit