13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Sa vota janë për Qeverinë Hoti?

Rekomandime

Partitë e koalicionit që pritet ta formojnë Qeverinë kanë bashkë 64 deputetë.

Por, pritet që jo të gjitha do të konvertohen në vota pro Qeverisë së Avdullah Hotit. Kandidati i LDK’së për kryeministër nuk pritet ta marrë përkrahjen e të gjithë Grupit Parlamentar të partisë, nisur nga minigrupi kundërshtues, Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli. Megjithatë Hotin do ta votojë Behgjet Pacolli me deputeten tjetër të AKR’së, edhe pse kjo parti thotë se do të qëndrojnë në opozitë.

- Advertisement -

LDK’ja ka 28 deputetë, po jo të gjithë kanë deklaruar se do ta votojnë Qeverinë e partisë së tyre, që do ta formojë Avdullah Hoti.

Gjykata e ka publikuar të plotë aktgjykimin ndërsa LDK ka bërë kërkesë për mbajtjen e seancëvs, ku pritet të votohet Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Deri tash, partia e Isa Mustafës e ka zyrtarizuar koalicionin me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. Krejt bashkë i kanë 64 vota, e për formimin e Qeverisë i duhet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve.

- Advertisement -

Në fillin e negociatave të LDK’së me partitë e tjera thuhej se edhe AKR’ja do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti. Megjithatë duket se dy deputetët e AKR’së do të rreshtohen kah opozita.

Jeltir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se kjo parti do të qëndrojë në opozitë.

- Advertisement -

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar Zyberaj të premten.

Edhe pse nuk ishte pjesë e Qeverisë LDK-Vetëvendosje, AKR’ja kishte votuar pro zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër.

Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi, thotë për Gazetën Express se njëjtë do të veprojnë edhe për Qeverinë Hoti.

“Siç e ka thanë Presidenti Pacolli edhe ma herët, AKR do ta mbështesë edhe këtë qeveri gjatë votimit të saj, ashtu si e ka mbështetur edhe qeverinë Kurti”

Dy prej deputetëve të LDK’së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë shprehur kategorikisht kundër koalicionit të LDK’së me partitë që ishin pjesë e PAN’it. Osmani ka përvojë në mosvotimin e kryeministrit të partisë së saj, pasi nuk e kishte votuar as Qeverinë e Isa Mustafës në vitin 2014.

Ka pasur edhe deputetë të tjerë si Fatmir Rexhepi e Ardian Shala që nuk e kanë pasur të definuar votën e tyre për Qeverinë LDK-AAK-Nisma-minoritetet.

Megjithatë, Qeveria e re pritet të votohet gjatë kësaj jave, pasi tashmë u publikua aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit e LDK po e priste këtë publikim për të kërkuar që të thirret seanca e votimin të Qeverisë.

Gjykata kishte pezulluar për një muaj dekretin e Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ndërsa më 28 maj i dha dritën e gjelbër formimit të Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit