4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pas raportimeve se Amerika ndihmoi për fundosjen e anijes ruse, reagon Pentagoni

Rekomandime

Pentagoni thotë se nuk u ka dhënë ukrainasve “informacione specifike” për anijen ruse “Moskva”, të fundosur nga Ukraina në muajin prill, duke hedhur kështu poshtë raportimet në mediat amerikane se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në këtë operacion.

Ne nuk i dhamë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e anijes Moskva”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby, në një deklaratë për mediat të enjten. “Ne nuk ishim të përfshirë në vendimin e Ukrainës për të goditur anijen apo në operacionin që ajo kreu. Nuk kishim njohuri të mëparshme se Ukraina kishte si synim goditjen e anijes”.

- Advertisement -

Ukraina pretendoi se e kishte goditur anijen e rëndësishme të flotës ruse me dy predha “Neptune” në mesin e muajit prill. Më pas, anija u fundos teksa po transportohej në port për riparime. Rusia thotë se dëmtimi i anijes erdhi si pasojë e shpërthimit të municioneve në bord, jo për shkak të ndonjë sulmi.

Ukrainasit kanë kapacitetet e tyre sa i përket shërbimeve inteligjente dhe mund të gjurmojnë dhe shënjestrojnë vetë anijet ruse, siç edhe kanë bërë në këtë rast”, shtoi Kirby.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit