16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pas reagimeve, Qeveria del me deklaratë për arrestimin e dhunshëm të zyrtarëve të PSD-së

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e Qeverisë shprehen të shqetësuar nga pamjet gjatë aksionit të PSD-së.

- Advertisement -

Tutje thuhet se në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dh.unë nga askush.

” Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhu.nës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë.

Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhu.nës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut.

Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhu.në nga askush.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit