16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas rusëve, kapen 5 spiunë çekë! Bënin lëvizje të dyshimta gjatë qëndrimit në Shqipëri

Rekomandime

Drejtoria e Antiterorit i ka kërkuar prokurorisë që të nisë hetimet për 5 shtetas çekë pasi dyshohet se janë spiunë. Bëhet me dije se 5 çekët që qëndruan 10 ditë në Shqipëri erdhën gjatë kohës që në vendin tonë zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s, Defender 21. Dyshimet për ta kanë ardhur pasi ata kanë qendruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore. Ka të dhëna se cekët kanë hyrë në Shqipëri me 1 maj 2021, nga Rinasi dhe njëri prej tyre konkretisht, Filip Carek ka marrë një makinë me qira me të cilën ka udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit bashkë më miqtë e tij.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të GPS rezulton se automjeti me të cilin udhëtonin cekët ka ndaluar për rreth shtatë minuta në rrugën nacionale Berat Ura Vajgurore, pikërisht ne anë të së cilës ndodhet baza ushatarake. Automjeti ka vijuar levizjen në drejtim të qytetit të Kucovës në anë të së cilës vazhdon të jetë këndi tjetër kufizues i bazës ushtarake. Më pas automjeti është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen për në Lushnje, Fier, Memaliaj Tepelenë, Përmet e Bënjë. Më 11 maj, cekët janë larguar po nga Rinasi. Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar cështjen sipas neneve 213 dhe 214 të Kodit Penal; që kanë të bëjnë me dhënie dhe sigurim informacioni.

Ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh. Ata kanë vizituar Shqipërinë para dhe gjatë stërvitjes ushtarake dhe janë të dyshuar gjithashtu për dhënie dhe sigurim informacioni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit