-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pas vendimit të PZAP-së deklarohet Hoti: Ligji vlen për të gjithë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

- Advertisement -

Ai tha se para Ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetarë tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha Hoti në një prononcim para medieve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që ta refuzojë pjesërisht apelin e dy subjekteve politike lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar listën e kandidatëve për deputetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit