6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pasko Kuzman: Nëse tregoj ku është varri i Aleksandrit të Madh, do të nis Lufta e Tretë Botërore

Rekomandime

Arkeologu Pasko Kuzman, i cili është i njohur për deklaratën e tij se nuk do të largohet nga kjo botë pa mos e zbuluar varrin e Aleksandrit të Madh, ka lëshuar sërish një deklaratë të ngjashme.

- Advertisement -

Ai thotë se nëse tregon se ku ndodhet varri i Lekës së Madh, do të fillojë lufta e tretë botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas gjithë hulumtimeve dhe studimeve që kam bërë ndër vite, lirisht mund të them se e di se ku është varri i Aleksandrit të Madh, por në këtë pikë aftësia ime intelektuale është e përqendruar në shkrimin e një romani për bashkëkombasin tonë në Paris”.

“Në një rast, kur më pyetën pse nuk thashë nëse e di se ku ishte varri i Aleksandrit të Madh, unë u përgjigja se nëse do ta bëja, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore. Kam frikë edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të njerëzimit nëse zbulojmë të vërtetën për vendin ku është varrosur Aleksandri. Do të jetë diçka si zbulimi i varrit të Jezu Krishtit”, thotë Kuzman.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të tij, për të cilat thotë se nuk janë absolutisht të vërteta, vendi i varrit të Aleksandrit të Madh është tek lokaliteti arkeologjik Isar, në fshatin Marvinci të Vallandovës.

Pasko Kuzman nga 2006 deri në 2013 ishte Drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Në korrik 2014, Gjykata Penale e Shkupit e dënoi atë me 3 vjet burg për rastin e gërmimeve dhe shitjeve të paligjshme të objekteve arkeologjike, të njohur si “Falanga 2”.

- Advertisement -

Kuzman u dënua për shpërdorim të pushtetit, sepse ai u kishte dhënë dy personave leje për të gërmuar në dy lokalitete afër Katlanovës dhe Dellçevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit