-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Patriotë me bateri”, Ramiz Lladrovci publikon fjalimin e 2013-ës ku u drejtohej Albin Kurtit e Liburn Aliut

Rekomandime

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook i ka quajtuar Vetëvendosjen “patriota me bateria” teksa ka publikuar një fjalim të tij që kishte mbajtur në vitin 2013 në Kuvend pas ishte nënshkruar Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Bruksel nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi me të cilin i drejtohej zyrtarëve të VV-së, Albin Kurtit dhe Liburn Aliut.

Lladrovci ka thënë se premtimet që jepen edhe harrohen, duke ftuar patriotët “me bateri” t’ia lexojnë fjalimin që mbajtur në vitin 2013.

- Advertisement -

“Kosova është vend ku ndërtohet mundësia për gjasa të barabarta dhe lumturi. Premtimet, ashtu si jepen, edhe harrohen! Për kujtesën e patriotëve me “bateri”, ju ftoj ta lexoni fjalën time të rastit, të mbajtur para 8 vjetësh, më 21 prill 2013, në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Shkrimi i plotë:

I nderuari Kryeministër (Hashim Thaçi),

- Advertisement -

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

- Advertisement -

Sot, ndodhemi para një fakti të ri dhe një ngjarje të re, e cila, sipas pikëpamjes time, duhet vlerësuar si një nga momentet kthese në historinë e re të Kosovës.

Afrim (Hoti), natyrisht çdo njëri që e do këtë vend, e për më shumë ka dhënë për këtë vend, nuk mund të jetë plotësisht i kënaqur me të gjitha pikat tjera të kësaj marrëveshje, por nga ana tjetër, çdo kush duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo hap një rrugë të re, jo të nënshtrimit, por të afirmimit të vlerave dhe të mëvetësisë sonë.

Albin (Kurti), edhe unë, ashtu si shumë nga Ju, në këtë sallë e jashtë saj, do të kisha dashur që Marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë të kishte vetëm katër pika, ku të ishte shkruar shkurt e qartë se, njihet pavarësia e Kosovës, dëmshpërblehet ajo, lirohen edhe ata shqiptarë që po mbahen ende në burgjet serbe padrejtësisht, të kthehen në atdhe viktimat e martirët e luftës sonë çlirimtare.

Kjo është e kuptueshme. Por sado qëllim mirë, në këtë faze është edhe e paarritshme.

Liburn (Aliu), me shtetin serb nuk jemi ndarë paqësisht, por përmes gjakut, nuk jemi ndarë me dëshirën e tyre, por me luftën tonë…dhe mentaliteti i tyre këtë do e kuptojë mjerisht, shumë vonë.

Marrëveshja që shtrohet para nesh është, sipas bindjes sime, më e mira e mundshme, fillesa e një rruge drejt përfshirjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare, por edhe përpjekja më serioze për stabilizimin e gjendjes politike në të gjitha anët e Kosovës.

Duhet të këtë një fillim gjithnjë…dhe ky është një fillim, i cili ndryshe nga fjalët e pazarit, ka një mbështetje të fuqishme nga bota politike perëndimore.

Jo vetëm sepse është e inicuar prej tyre, por edhe sepse asgjë nuk na jep të drejtën të mendojmë se të gjithë, na e kanë me hile, dhe se vetëm ne, ne këtë salle e jashtë saj, qenkemi të vetmit që mendojmë për shtetin tonë.

Rexhë (Selimi), të harrosh vlerat, veprimet e vyera të atyre që na ndihmuan në kohën më të vështirë, nuk është tipike e shqiptarëve në Kosovë, megjithatë, nëse do të kishte qenë një marrëveshje sa për të qetësuar përkohësisht gjendjen e për të lënë pasoja më pas, unë nuk do të kisha qenë dakord.

Pasi më shumë se ndërkombëtaret, unë e dua Kosovën…Por në këtë rast, mund të them me bindje se, angazhimi i tyre është serioz.

Albin, edhe pas Marrëveshjes së Rambujesë, është menduar se tashmë nuk do të këtë më Kosovë, por kemi shtetin tonë…pavarësinë, institucionet, gjykatat, po ndërtojmë strukturat e një shteti modern, sado që kjo ndodh me gabime …por shteti i Kosovës ekziston edhe falë asaj Marrëveshje.

Shtetet nuk ndërtohen në një ditë. Ata nuk bëhen të tillë sepse duan një grupim politik, por nga një shumësi faktorësh, të cilët nuk shpërfillen, vetëm se rritet shkalla e patriotizmit nëpër mbledhje e mitingje.

Unë i jap përkrahjen time kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe në këtë, krahas bindjes sime, ka pasur jehonën e saj, edhe mbështetja që i kanë dhanë kësaj Marrëveshje, liderët z. Ramush Haradinaj e më vonë edhe z. Isa Mustafa, si dhe përfaqësues të botës politike në të gjitha anët…

Marrëveshja është fillesa, nuk është fundi. Ai që shikon përpara do të shkojë edhe përpara.

Deri sa po bisedonim për marrëveshjen, me mikun tim z. Halil Selimi, më tha:

“Një konflikt shekullor po përmbyllet. Aspirata e luftës për liri po përfundon, paqësisht. Paqja po fiton mbi armiqësitë“.

Faleminderit për vëmendje”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit