Monday, July 22, 2024

“Pazari për Presidentin”, a do të jetë i fundit Hashim Thaçi?

- Advertisement -
- Advertisement -

“Mendoj se zgjedhje e presidentit me votë qytetare, do të ishte një hap i rëndësishëm drejte konsolidimit të demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve të vendit. Dhe për të bërë këtë hap, është e domosdoshme që Kuvendi të filloj procesin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, që në të ardhëm vendi të ketë një president me legjitimitet qytetar, që do të ishte me plotë kuptimin e fjalës person unifikues duke përfaqësuar unitetin politik e qytetar të vendit, garant i funksionimit demokratik të institucioneve të shtetit, dhe këto ndryshime përfundimisht do ta largonin postin e presidentit të jetë pjesë e pazareve politike”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Përvoja e hidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit si president vendi, dhe tash së fundi futja e vendit në krizë institucionale përsëri, për shkak të betejës politike se kush do ta ketë të drejtën e zgjedhjes së presidentit “politik” në mandatin që vjen, ka nxjerrë në sipërfaqe nevojën e amendamentimit të Kushtetutës nga legjislatura e re, në mënyrë që i pari i shtetit të zgjidhet nga populli, dhe përfundimisht të nxirret ky post nga kthetrat e politikës për pazare, dhe të jetë zë i interesit të qytetarit, jo i interesave të ngushta klanore e politike.

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri legjislatura e re e Kuvendit do të duhej ta merr seriozisht në diskutim këtë çështje.

- Advertisement -
Nexhat Haziri

Mendoj se zgjedhje e presidentit me votë qytetare, do të ishte një hap i rëndësishëm drejtë konsolidimit të demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

Dhe për të bërë këtë hap, është e domosdoshme që Kuvendi të filloj procesin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, që në të ardhëm vendi të ketë një president me legjitimitet qytetar, që do të ishte me plotë kuptimin e fjalës person unifikues duke përfaqësuar unitetin politik e qytetar të vendit, garant i funksionimit demokratik të institucioneve të shtetit, dhe këto ndryshime përfundimisht do ta largonin postin e presidentit të jetë pjesë e pazareve politike”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova sot Online”.

Sipas tij, të gjitha mandatet e deritanishme të zgjedhjes së Presidentit të vendit, kanë dëshmuar se pavarësisht deklarimit të distancimit nga politika, presidenti nuk ka mundur ta përfaqësojë unitetin politik, por interesat e ngushta të grupit, respektivisht partisë politike që e ka dominuar atë dhe pazareve të tjerë përcjellëse deri në zgjedhjen e tij.

- Advertisement -

Praktika e zgjedhjes së presidentit deri më tani, ka treguar se nuk mund të jetë një president mbi partiak kur ai vije si rezultat i pazareve për pushtet në mes partive politike.

Por mendoj se edhe në këtë legjislaturë, nuk do të ketë vullnet politik për këtë nismë, për shkak edhe të polarizimit të skajshëm të skenës politike, ku për të bërë këto ndryshime kushtetuese kërkohen 2/3 e deputetëve në Kuvend.

Mendoj se zgjedhje e presidentit me votë qytetare, do të ishte një hap i rëndësishëm drejte konsolidimit të demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

- Advertisement -

Dhe për të bërë këtë hap, është e domosdoshme që Kuvendi të filloj procesin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, që në të ardhëm vendi të ketë një president me legjitimitet qytetar, që do të ishte me plotë kuptimin e fjalës person unifikues duke përfaqësuar unitetin politik e qytetar të vendit, garant i funksionimit demokratik të institucioneve të shtetit, dhe këto ndryshime përfundimisht do ta largonin postin e presidentit të jetë pjesë e pazareve politike.

Praktika e zgjedhjes së presidentit deri më tani, ka treguar se nuk mund të jetë një president mbi partiak kur ai vije si rezultat I pazareve për pushtet në mes partive politike”, shton Haziri për “Kosova Sot Online”.

Nuk besoj që edhe në këtë mandat të tanishëm të kuvendit, partitë politike do të merren vesh për këtë reformë substanciale të kushtetutës, derisa përplasjet për pozitën e presidentit janë bërë aq të thella sa që po e rrezikojnë edhe formimin e qeverisë, madje edhe shpërbërjen e Kuvendit të posa inauguruar.

Mendoj se edhe në këtë legjislaturë, nuk do të ketë vullnet politik për këtë nismë, për shkak edhe të polarizimit të skajshëm të skenës politike, ku për të bërë këto ndryshime kushtetuese kërkohen 2/3 e deputetëve në Kuvend”, përfundon Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura