-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

PDK befason me kandidat për kryetar të Mitrovicës

Rekomandime

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës. Burime të Gazetës Express kanë thënë se Hamza është përzgjedhur të garojë për t’ia marrë udhëheqjen e komunës Agim Bahtirit të LVV-së.

- Advertisement -

Hamza, i cili ka qenë i përqëndruar kryesisht në nivelin qendror, tani dëshiron të marrë përsipër menaxhimin e qytetit prej të cilit vjen.

Kundërkandidat i Hamzës në zgjedhjet lokale do të jetë Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vendosur ende nëse do të garojë me Agim Bahtirin apo dikë tjetër.

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur dëshirën për të rikandiduar, por LVV-ja ende s’e ka marrë vendimin për këtë. Ndoshta ky ishte shkaku që në PDK opsioni më i mundshëm u vlerësua kandidatura e deputetit Bedri Hamza.

- Advertisement -

Hamza, që ka qenë ministër i Financave, më herët në Pressing të T7 kishte thënë se ishte në udhëkryq për të vendosur rreth kandidimit, ndërsa shtonte se qytetarët e Mitrovicës do ta mirëprisnin kandidaturën e tij.

“Me sinqeritetin ma të madh, jam para një udhëkryqi dhe para një dileme. Ne të gjithë e dimë se për këto çështje vendosin strukturat e partisë”, ishte shprehur Hamza.

- Advertisement -

Ai e kishte kritikuar udhëheqjen e Agim Bahtirit me këtë komunë, duke theksuar edhe shkarkimin e shpeshtë të drejtorëve të shkollave.

“Komuna e Mitrovicës është ndër komunat që ka më së shumti borxhe të papaguara. Ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve në drejtori shkakton pengesa. Duhet me e tregu arsyen, problemet e konkurseve në arsim”, kishte deklaruar Hamza.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit