6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

PDK e bënë për “pesë parë” VV-në: Për 3 ulëse në parlament është në gjendje të shkelë mbi secilin parim e ideal kombëtar!

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nëpërmjet anëtarit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashit ka reaguar ndaj veprimit të fundit të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët i janë drejtuar Gjykatës Supreme kundër vendimit të PZAP-së e cila ka anuluar votat e Serbisë.

- Advertisement -

Statusi i Ilir Gashit:

Një lëvizje për një muaj me dy qëndrime!

E kujt t’i besojë votuesi i saj?

- Advertisement -

Vetëvendosjes së 13 tetorit, apo Vetëvendosjes së 12 nëntorit?

Shqiptarë të dashur lexojeni edhe ju vetë se si Vetëvendosje është në gjendje për interesin e pushtetit të shkelë mbi idealin kombëtar.

- Advertisement -

VV 13 tetor 2019 –
“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen”, thuhet ndër të tjera në reagim.”

VV 12 nëntor 2019 –
Lëvizja Vetëvendosje ankon në Gjykatën Supreme për të mos i përjashtuar nga rezultati votat nga Serbia.

Për 3 ulëse në parlamenat është në gjendje të shkelë mbi secilin parim e ideal kombëtar! 3 ulëse që do të zëvëndësohen nga 3 deputetë shqiptarë.

Kjo është Vetëvendosja që akuzonte se e keni kthyer kokën nga Beogradi. E sot? Kjo është Vetëvendosja që jo veç kokën por edhe Shpresën e ka varur në Beograd.

Po dalin profetike fjalët e Kadri Veselit që në Kuvend i ka pas thënë Al-binit: “ki me sjell Serbinë në Kosovë”!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit