1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PDK-ja paralajmëron protesta për të kundërshtuar Qeverinë Kurti

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës nuk i përjashton protestat për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Betim Gjoshi, ka deklaruar se mungesa e programit qeverisës dy muaj pas 14 shkurtit, tregon se VV nuk ka çka të ju ofrojë qytetarëve

- Advertisement -

Gjoshi shtoi se Qeveria Kurti në këto tri javë ka dhënë shenja të paaftësisë në qeverisje.

“Janë mjete demokratike, por asnjëherë duke e dëmtuar shtetin e Kosovës. Të gjitha mjetet që janë të lejueshme, përfshirë edhe protesta, është pjesë e jetës qytetare dhe reagimit qytetar. Si e tillë do të përdorim të gjitha mjetet për ta mbrojtur interesin qytetar. Sidomos kur cenohet sovraniteti, funksionimi i shtetit, demokracia dhe integriteti qytetarë ne do të jemi në ballë të mbrojtjes së tyre”, deklaroi Gjoshi.

Sipas tij, mungesa e programit qeverisës dy muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka çka t’ju ofrojë qytetarëve.

- Advertisement -

“Mungesa e programit tregon se ata janë njerëz pa përvojë politike dhe tregon që nuk kanë pasur ndonjë ndjesi për interesin e qytetarëve. Ata me një politikë kanë arritur tek fitimi i rezultatit zgjedhor duke realizuar pakënaqësinë qytetare, por nuk kanë pasur një ofertë të mirë për qytetarët dhe ajo që e kemi thënë gjatë fushatës zgjedhore po argumentohet edhe sot. Edhe pse ka dy muaj që ka përfunduar procesi zgjedhor ata ende nuk ia kanë ofruar qytetarëve të Kosovës një vizion se si do të qeverisin në këtë vend. Edhe për kaq ditë që kanë qeverisë kanë dhënë shenja të paaftësisë dhe mungesës së përvojës qeverisëse”, vijoi ai.

Lidhur me miratimin e koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, Gjoshi kërkon që të ruhet pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë në mënyrë që mos të kalohet në arbitraritet politik.

- Advertisement -

Sekretari organizativ i PDK-së ka kritikuar edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se në qeverisjen Kurti ka degradim në drejtimin e institucioneve.

Krahas këtyre, Gjoshi vazhdon ta kritikojë presidenten Vjosa Osmani, duke konsideruar se ajo nuk është personi i duhur për të qenë në pozitën e të parës së shtetit. /KP

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit