12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kimete Berisha i bën për “pesë pare” deputetët e PDK-së: Kjo egërsi e juaja i mban ata në burg!

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ashpër pas veprimeve të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë seancës parlamentare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Berisha tha se PDK po dëshiron që Gjykata Speciale të i mbaj në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

- Advertisement -

Ajo tregoi edhe mesazhin që po jep kjo parti, përmes veprimeve të këtyre ditëve të fundit.

“PDK po jep mesazhin e frikës së madhe, dhe (me apo pa vetëdije, unë besoj me vetëdije) po u japin mesazh dëshmitarëve. Ata përnjëmend janë në burg, me akza shumë të rënda”, shkroi Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

- Advertisement -

PDK i do në burg!

As armiku më i madh nuk po u bënë dëm Hashim Thaçit e Kadri Veselit më shumë sesa PDK, dhe kjo nuk bëhet pa qëllim nga ‘qytetaria’ e Re që partisë!

- Advertisement -

Çfarë mesazhi po japin këtyre ditëve PDK-ja?

Po tregojnë, si ai budallai që të tregon pa e pyetur, se si kushdo që i përmend Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, përfundon i lënduar moralisht (me t’nxan natën të vetëm në naj bodrum ndoshta shfryhen edhe fizikisht, s’di, shenjat janë që Po),

i përndjekur nga portalet e tyre dhe i kërcënuar me jetë!

PDK po jep mesazhin e frikës së madhe, dhe (me apo pa vetëdije, unë besoj me vetëdije) po u japin mesazh dëshmitarëve.

Ata përnjëmend janë në burg, me akza shumë të rënda.

Ata nuk i ndihmon asgjë përveç e vërteta, që mund të jetë në anën e tyre, ku e dimë Ne!

Të fetishizosh dy të burgosur deri në atë shkallë sa të këcënosh nga Kuvendi, kjo egërsi e juaja i mban ata në burg!

Ju e dini që po.

PDK i do në burg!

Sikur t’i donte të lirë, s’do t’i kërcënonte kundërshtarët kështu, ashiqare.

Sepse Gjykata Speciale po ju sheh.

Kur çarteni dhe e ndaloni mendimin e lirë (si ekstremistët terroristë që u terrohet mendja nëse i prek në fe), merre me mend çka ndaloni sikur të kishit pushtet, ose tinëz, pa dëshmitarë!

D. i tha sot Donikës ‘Nëse ka fakte për mua se jam krlmineI, le t’i tregojë’.

Po ti ke qenë në burg, ke harru a!

P.S. Qetësohuni, më mirë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit