11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kështu mposhtet Albin Kurti

Rekomandime

Albin Kurti ka kredibilitet të lartë. Edhe qeverisja e tij deri tash po del e suksesshme.

- Advertisement -

Ka filluar disa procese të rëndësishme qysh në start, të cilat do ti Iuftojnë dukuritë negative që e kishin kapluar Kosovën.

Ka nisur procesi i Vetingut që do ti pastrojê gjykatat dhe sistemin e drejtësisê komplet, ka nisur dialogu në Bruksel me dominancë, ka rênie të madhe të të infektuarve me coronavirus përkundër mungesës së vaksionave, sikurse plot procese tjera.

Karvani ka nisur të ecë. Por, janë shpeshtuar akuzat ndaj tij dhe stafit të tij. Problemi është që këtë po e bëjnë nga opozita që s’kanë pikë kredibiliteti. KIithmat e tyre vetëm sa e rrisin edhe me tepër rejtingun e tij në popull.

- Advertisement -

Dhe po e bëjnë për tema ku vet janë fajtorë. Nuk mposhtet Albin Kurti duke e suImuar PDK për Gjykatën Sepciale. As për koncesionet ndaj Serbisë. Ai i ka kundërshtuar ato me kohë.

PSD, një parti që po e mbajnë gjallë vetëm mediat po mundohet me metodat e VV’së të rritet vet në kurriz të VV’së.

- Advertisement -

Ska asnje shans. Ashtu është rritur një parti. Nuk rriten dy. Pse të braktisin VV’në ata që vendosin nga ato aksione, fundja.

Opozita duhet ta dijë që duhet vizion i jashtëzskonshëm për ta mposhtuar atë pas 8 vjetësh. Duhet durim e mundim i madh për këtë.

Nëse ai e nis Vetingun, nuk duhet të shahet, por të tregohet qysh mund të bëhet edhe më mirë. Nëse e nis dialogun, të tregojnë çka kishin bë më mirë, nëse e nis zhvillimin ekonomik, të japin ide që e çojnë tutje atë. Pra, të fillojnë të shihen nga qytetarët si alternativë që ua rregullon jetën.

Ka kaluar koha e tradhëtarëve dhe patriotëve.

Njerëzit sot dojnë jetë më të mirë. Po i binde, të votojnë. Nëse mundohesh vetëm ta kritikosh kundërshtarin, e kundërshtari yt shihet si më kredibil se ti, atëherë ke me mbetë ku je ose me shku edhe më poshtë. Kfilluni! Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit