3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PDK kërkon sërish votimin e mocionit të saj

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovë ka kërkuar sërish edhe pas pauzës që të votohen mocioni i saj në lidhje me dy projektligjet e propozuara në lidhje me situatën e krijuar në vend.

Këtë e ka bërë sërish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

“Ky kuvend në të kaluarën ka pasur raste ne seanca të jashtëzakonshme ku para e me kalu në pikën që ka qenë është futur në rend të ditës ligj i caktuar, me sencën e 2019, ku është miratuar një ligj, për mbrojtjen e fëmijës, ky është vetëm një rast. Nuk ka situatë më të rëndësishme se kjo kur ky kuvend mund të diskutoj dhe t’i fut në procedurë dy projektligje të cilat janë të domosdoshme për situatën aktuale në të cilën është vendi, ne po e shohim gjendjen në veri”, ka thënë Hamza.

- Advertisement -

Ai tutje ka theksuar se nëse nuk përkrahet ky qëndrim i PDK-së të mos presin subjektet e tjera parlamentare që kjo parti do t’i mbështes në nisma të tilla në të ardhmen.

“Tu u bazu në pritjet e qytetarëve të futet në votim mocioni procedural në të kundërtën e kësaj PDK nuk do të përkrah iniciativat e tilla në të ardhmen, prandaj po ju lus se po fasim per dhjetra mijëra biznese dhe të punësuar në sektorin privatë, 260 mijë persona që realizojnë pagesa në emër të transfereve sociale, tu e respektua ligjin e buxhetit, ligji i menaxhimi i financave publike ku është nen i veçantë që flet për deficitin buxhetor”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se qëllimi i tyre është të mos humbin kohë por të kalojmë në qështje konkrete ti procedojmë projektligjet në të kaluarën ka pas hapësirë të ketë edhe sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit