13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

PDK kërkon të votohet një mocion, Osmani refuzon të futet në rend të ditës

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovë ka propozuar dy projektligje rreth masave për masa të reja kufizuese.

Shefi i GP të kësaj partie, Bedri Hamza kërkoi që të votohet ky mocion nga deputetët e Republikës.

- Advertisement -

“Bazuar në situatën në të cilën është vendi. Këto dy projektligje i plotësojnë kushtet që të futen në seancën e sotme. Ne me qëllim që t’i ndalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës, dhe kjo çështje e kalon nivelin e një partie politike, por Kuvendi nuk ka problem të marrë nisma ligjore”.

“Ne jemi të vonuar në këtë temë. Shumica e vendeve i kanë marrë këto masa. Nëse këto ligje nuk futen në procedurë dhe nuk aprovohen, atëherë masat e qeverisë biejnë ndesh me kushtetutën e Republikës”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani theksoi se një pikë e rendit të ditës nuk mund të futet në seancën e sotme.

- Advertisement -

“Unë nuk kam mundësi që ta vendos një mocion të tillë në votim sepse është thirr për diçka tjetër. Një sqarim shtesë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se Kuvendi mund të nxjerrë ligje për masat kufizuese. Në mbledhjen e fundit të kryesisë unë i kam bërë një sërë propozimesh që Kuvendi ta votojë sa më urgjent ligjin për kufizimet”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit