2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PDK’ja del e para në rezultatet për kryetar komunash sipas partive

Rekomandime

Qytetarë të shumtë iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre për komunën në të cilën jetojnë.

- Advertisement -

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mbrëmje u bë e ditur se dalja në votime ishte 42.50%. Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara lokale këtë herë 21 komuna do të shkojnë drejt balotazhit.

E mirë nga këto zgjedhje duket se doli Partia Demokratike e Kosovës, që sipas të gjitha gjasave pati një rikthim të fuqishëm në fitoren e komunave.

Nga përfundimi i numërimeve të deritanishme del se PDK-ja do të drejtojë katër prej komunave mjaftë të rëndësishme të vendit.

- Advertisement -

Pa shkuar fare në balotazh, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që arriti të marrë nën drejtim katër komuna të Kosovës. Tri prej komunave bënë ndryshimin e në krye të drejtimit të tyre do të jenë tre nga kandidatët e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna pa balotazh. Në Mitrovicën e Jugut, Bedri Hamza ka mposhtur Agim Bahtirin e VV-së, i cili për tetë vjet ishte kryetar i kësaj komune.

- Advertisement -

Në Ferizaj ka fituar sërish Agim Aliu, derisa PDK-ja ka arritur ta rikthejë bastionin e vetë, Skenderajn.

Fadil Nura mundi kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, që ishte kandidat i pavarur.Kandidati i PDK-së në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi, ka arritur ta mposhtë kryetarin e deritanishëm të kësaj komune, kandidatin e pavarur, Rufki Suma.Në bazë të llogaritjeve të bëra deri tani PDK është renditur si e dalë më së miri nga rezultatet për kryetar të komunave sipas partive.

PDK la prapa LDK-në që fitoi dy komuna dhe AAK-në që fitoi poashtu dy komuna. Teksa la shumë larg Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në këto zgjedhje nuk arriti të marrë as edhe një komunë nën drejtimin e saj.

Përpos fitoreve në katër komuna, PDK do të garojë në balotazh në Prizren me Lëvizjen Vetëvendosje (Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka), në Malishevë me Nismën (Isni Kilaj dhe Ekrem Kastrati), në Drenas me ‘Demokratët për Drenasin’ (Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi).

Në Klinë me AAK-në (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj), në Vushtrri me LDK-në (Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi), në Shtime me LVV-në (Naim Ismajli dhe Qemajl Aliu), në Dragash me LDK-në (Shaban Shabani dhe Xhevdet Xheladini) dhe në Kaçanik me LVV-në (Besim Ilazi dhe Jeton Raka).

Duhet përkujtuar që PDK zhvilloi zgjedhjet e brendshme pas rezultateve të zgjedhjeve nacionale, ku Memli Krasniqi u vendos në krye të partisë.

Pas shkuarjes në Hagë të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Memli Krasniqi u zotua se do ta çojë partinë përpara duke garuar me kandidatët më të mirë në të gjitha komunat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit