12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Peci: Ministrinë që sot e drejtoj e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që ministrinë që sot e drejton, e ka gjetur me një shumë të madhe të borxheve.

- Advertisement -

“Unë si ministër, në momentin që e kam marrë detyrën jemi ballafaquar me një numër të konsiderueshëm të sfidave. Njëra prej tyre ka qenë pasi ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe.”, tha ai në një konferencë për media.

“Dhe se është dashtë me i adresu problemet edhe borxhet e mbetura për programin e rregullt 2020 edhe programin për rimëkëmbje ekonomike Në kuadër të kësaj ne tashmë i kemi adresu shumicën e borxheve të mbetura dhe jemi në fazën kur e mundësojmë shpalljen e re për subvencionime“, shtoi ai.

Duke folur në lidhje me subvencionet për fermerët, Peci ka shtuar se në ndihmë të tyre do të jenë 50 milionë euro.

- Advertisement -

“Në programim për pagesa direkte në vitin 2021, kemi në dispozicion 21 milionë euro, ndërsa në total përkrahja për fermerët gjatë këtij viti do të arrijë shifrën e mbi 50 milionë eurosh. Ky program, u mundësua falë edhe vendimit të Qeverisë Kurti 2 për përkrahjen për fermerët dhe vendimin i cili ka mundësuar edhe shpërndarjen prej 5 milionë euro shtesë në njërën nga mbledhjet paraprake të Qeverisë”.

Tutje Peci tha se gjatë këtij muaji do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara në Iowa, ku sipas tij, pritet të ketë një memorandum bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit