Dje në mëngjes është arrestuar një burrë nga Peja si cili sipas policisë ka ushtruar dhunë fizikë ndaj fëmijëve të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur viktimës femër kosovare si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre”, thuhet në raport.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.