2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Për 5 orë jemi në Athinë”, çfarë fshihet pas kërcënimit për luftë që Turqia i bëri Greqisë?

Rekomandime

“Për 5 orë jemi në Athinë”. Kërcënimet me luftë të drejtuesve të partisë së Presidentit turk Erdogan kanë bërë jehonë. Njeriu që kërcënoi Athinën në emër të Ankarasë është Metin Kuluk, anëtar i Komitetit Qendror të AKP-së.

- Advertisement -

Ai akuzoi forcat e huaja se duan të sulmojnë Turqinë financiarisht dhe ushtarakisht. Madje ai tha se “do ta vënë Greqinë të sulmojë Turqinë dhe nëse Athina guxon, turqit do të arrijnë në Selanik brenda pesë orësh”.

Mediat greke shkruajnë se Kuluk është një nga drejtuesit e AKP-së që u përmend nga mafiozi Sedat Peker, që “ishte në listëpagesën e tij dhe merrte 10 mijë euro në muaj”. Zyrtari i partisë së Erdoganit nuk u është përgjigjur këtyre akuzave, shkruan Skai.gr.

Korrespondenti i SKAI-i në Turqi Manolis Kostidis shpjegoi se mediat proqeveritare turke riprodhojnë propagandë për sulmin e Greqisë duke e lidhur argumentin e tyre me bashkëpunimin e fortë ndërkombëtar të Greqisë.

- Advertisement -

“Greqia, e cila ka mbledhur kaq shumë vende, kaq forca pranë saj, si SHBA, si dhe këto vende në Mesdheun Lindor dhe po bën kaq shumë stërvitje, mund të përplaset me Turqinë. Ajo mund të sulmojë Turqinë” shkruan media greke, referuar trajtimit të kërcënimit në Turqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit