1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për 8 vjet operime KEDS investoi mbi 170 milionë euro

Rekomandime

KEDS shënon sot 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit.

- Advertisement -

Për këto 8 vite, KEDS ka realizuar mbi 200 mijë kyçje të reja, ka shtruar mijëra kilometra kabllo tokësore dhe ajrore dhe ka vendosur mbi 100 mijë shtylla të reja.

Krahas këtyre investimeve, KEDS përgjatë 8 viteve ka zhvilluar dhe implementuar me dhjetëra projekte inovative, moderne e bashkohore të cilat kanë rritur efikasitetin dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në raport me konsumatorin.

Procesin e dixhitalizimin të rrjetit KEDS e filloi qysh në ditët e para të operimit. Nisi me vendosjen e njehsorëve dixhital, vazhdoi me automatizimin e leximit të njehsorëve përmes pajisjeve HandHeld ndërsa kulmoi me dixhitalizimin e operimeve në rrjet, duke instaluar dy sisteme të avancuara dixhitale, SCADA prej nga operimet e rrjetit kryhen nga distanca dhe KOSOVANET si databazë e të dhënave për çdo gjë që ndodhë në rrjetin distributiv.

- Advertisement -

Së fundmi, KEDS përfundoi me sukses dixhitalizimin e komplet 69 nënstacioneve të tensionit të mesëm. Kjo do të mundësojë menaxhimin e nënstacioneve nga ndërtesa qëndrore e KEDS, pastaj do të ndikojë në zvoglimin e kohëzgjatjes së ndalesave në rrjet, të rritet shpejtësia e reagimit për intervenime, saktësia dhe efikasiteti i ekipeve të terrenit.

KEDS përgjatë këtyre viteve u qëndroi vazhdimisht pranë edhe punëtorëve, duke i mbështetur dhe duke i trajnuar për të qenë sa më të përgatitur. Për të rritur sigurinë e punëtorëve gjatë kohës sa ata operojnë në terren, KEDS i pajisi ata me të gjitha pajisjet e domosdoshme të sigurisë në punë dhe njëkohësisht ndërtoi Qendrën e Trajnimit sipas standardeve ndërkombëtare.

- Advertisement -

Krahas investimeve në rrjet, KEDS i ka qëndruar afër edhe komunitetit me projekte në fushën e përgjegjësisë sociale. Projekte që vlen të veçohen në mesin e shumë projekteve të realizuara janë projekti KEDS Academy që po ndihmon rininë kosovare në avancimin e njohurive teorike, praktike si dhe në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe projekti WomEn, zotimi i kompanisë që përmes këtij projekti të përkrah fuqizimin e gruas në vendin e punës dhe në komunitet.

Të gjitha këto investime dhe mbështetja e vazhdueshme e KEDS për komunitetin tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër secilit konsumatorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit