8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Për shkak të Agim Ademit rrezikojmë të përjashtohemi nga FIFA” – Seanca gjyqësore kundër kryetarit të FFK-së

Rekomandime

Me 24 mars pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës si i akuzuar për veprën penale detyrim në tentativë.Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, avokati i Ademit, Afrim Sahlihu, përmes telefonit.

- Advertisement -

“Po e kemi pranuar ftesën nga Gjykata dhe me 24 mars do të mbahet seanca për klientin tim”, tha shkurt Salihu.Ndërkohë, zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Maki Bajrami, deklaroi për Albanian Post se kryetari është në udhëtim jashtë vendit dhe nuk ka informacion për këtë çështje.

“Për besë kryetari është në udhëtim jashtë vendit, prandaj nuk kam çka të them”, tha Bajrami.Por, për ish- zëvendëssekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, kreu i FFK-së do të duhej të jepte dorëheqje menjëherë pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar.“Prej që e ka dënuar Apeli në janar të vitit të kaluar, nuk ka kush e arsyeton qysh ka njëjtë në këtë pozitë.

Prej atëherëshit ka qenë në mënyrë të paligjshme në Federatë”, tha Ahmeti.Madje, ai thotë se Federata e Futbollit të Kosovës, mund të përjashtohet nga FIFA për kokëfortësi të Ademit.“Ne po rrezikojmë të largohemi nga FIFA, ai po i sfidon ligjet e Shtetit”, shtoi Ahemti.

- Advertisement -

Ademi do të rikthehet në bankën e të akuzuarit pas shtatë muajve pasi Gjykata Supreme i kishte anuluar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit.Ademi ishte shpallur fajtor për veprën penale, detyrim në tentativë dhe ishte dënuar me nëntë muaj burgim.Por të pakënaqur me aktgjykimin e Themelores, pala mbrojtëse e të akuzuarve i ishin drejtuar më kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme e cila kishte vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzohen se duke ushtruar ndikimin e tyre, kanë tentuar që të detyrojnë të dëmtuarin Dritëro Kadolli që të blej një veturë BMW për Sami Hamitin, kryetar i Kuvendit Komunal në Prishtinë, në mënyrë që ky i fundit, të ja kthej një parcelë nga toka e gjelbëruar në pronë banesore.

- Advertisement -

Përveç kësaj lënde, e cila do të trajtohet edhe njëherë tjetër më 24 mars, Ademi do të ketë një tjetër seancë gjyqësore, pas denoncimit të Mehmet Maxhunit, ish-doktor në Federatën e Futbollit të Kosovës, i cili e akuzon të parin e këtij institucioni për dhunë fizike ndaj tij.

Ngjarja kishte ndodhur më 28 shtator të vitit 2019, ndërkohë që lënda ende nuk ka përfunduar.Biznesmeni Agim Ademi, 59 vjeçar nga Prishtina është prej vitesh i lidhur me futbollin, teksa nga viti 2000 deri në vitin 2018 ishte nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.Pikërisht këtë vit ai fitoi mandatin e të parit për të udhëhequr ‘shtëpinë’ më të madhe të futbollit në vend, duke e zëvendësuar në këtë pozitë tashmë të ndjerin Fadil Vokrri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit