16.3 C
Pristina
Saturday, June 10, 2023

Përçarje e madhe brenda LDK-së – 27 kryetarë të nëndegëve japin dorëheqje

- Advertisement -

Të rekomanduara

Përçarjet në partinë e dytë më të votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë s’kanë të ndalur edhe pas zgjedhjeve të brendshme, raporton Llapi.info.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, assesi nuk është duke u “rehatuar”. Së fundi kanë nisur pakënaqësi ndaj kryetarit të kësaj dege, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu.

- Advertisement -

Siç mëson portali, 27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje ndaj pakënaqësive kundrejt Veliut.

Burime të Llapi.info brenda LDK-së, bëjnë të ditur se disa prej tyre që kanë dhënë dorëheqje janë nga fshati Siboc dhe Dumnicë.

Në lidhje me këtë, Llapi.info ka kontaktuar me nënkryetarin dhe zyrtarin e LDK-së, Nexhmi Rudari, i cili tha se për këtë çështje s’është në dijeni.

“Tani prej juve po dëgjoj. Nëse kish pas do ta mbahej menjëherë mbledhja e kryesisë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, burimet nga brenda LDK-së (mirë të informuar), thonë se deri më tani 27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje nga posti i tyre.

Ndryshe, më 1 korrik të këtij viti, Agim Veliu u rizgjodh kryetar i LDK-së në Podujevë, i cili në garë kishte qenë i vetëm.

Duhet përkujtuar se zgjedhjet brenda LDK-së të mbajtura në këtë vit kanë kaluar me incidente të shumta, derisa në disa degë ka pasur edhe rrahje mes zyrtarëve të kësaj partie.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -