2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përfundon beteja epike e Mariupolit, ky është rezultati

Rekomandime

Forcat ukrainase kanë përfunduar “misionin e tyre Iuftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e vendit, shkruan CNN.

Komandantët e njësive të vendosura në fabrikën e çelikut të qytetit Azovstal janë urdhëruar të shpëtojnë jetën e ushtarëve, thuhet gjithashtu në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

- Advertisement -

Qindra ushtarë u evakuuan të hënën nga fabrika e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

“53 ushtarë të plagosur rëndë u evakuuan nga Azovstal në një institucion mjekësor në Novoazovsk për kujdes mjekësor,” tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar,

“211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka përmes korridorit humanitar”.

- Advertisement -

“Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë”, tha të hënën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë për evakuimin, duke falënderuar ushtrinë dhe negociatorët ukrainas, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara.

Rreth 600 trupa mendohet të kenë qenë brenda fabrikës së çelikut.

- Advertisement -

“Dita e 82-të e mbrojtjes sonë po përfundon. Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë”, tha Zelensky.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte thënë më herët se ishte vendosur një armëpushim për të lejuar kalimin e ushtarakëve të plagosur ukrainas, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit