19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik, kalon në terapi intensive

Rekomandime

Është përkeqësuar mesa duket gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson i prekur nga koronavirusi.BBC shkruan se orët e fundit ai ka ka kaluar në terapi intensive.Johnson u shtrua një ditë më parë në spital, siç u tha për të bërë disa analiza më shumë, por mesa duket gjendja ka qenë më serioze.

- Advertisement -

‘’Që nga e diela në mbrëmje, kryeministri ka qenë në përkujdesjen e mjekëve në Spitalin e Shën Tomasit në Londër, pasi ishte pranuar për shkak të simptomave të vazhdueshme të koronavirusit’’, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kryeministrisë.

‘’Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar, dhe me këshillën e ekipit të tij mjeksëor, ai është dërguar në Dhomën Intensive në spital’’, thuhet tutje.

‘’Kryeministri ka kërkuar që Sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Rabb, që është edhe Sekretari i Parë i Shtetit, që të zëvendësojë atë kur është nevoja. Kryeministri po merr përkujdesje të mrekullueshme, dhe falënderon të gjithë stafin e NHS’së për punën e tyre të palodhshme’’, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit