2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Përparim Rama hidhet në gjyq nga familja e Rita Orës?

Rekomandime

Prej javësh përflitet se kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është hedhur në gjyq në Londër nga familja e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Pretendohet se kjo ka ndodhur pasi Rama si arkitekt nuk ia ka kryer punët e dizajnimit/renovimit të shtëpisë së familjes Sahatçiu-Ora në Londër, siç ishin marrë vesh.

- Advertisement -

Por këto pretendime i ka mohuar Përparim Rama në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.

“Jo, është shumë e pavërtetë. Absolutisht jo, kurrgjë hiç s’ka të vërtetë”, tha Rama të dielën, duke e lënë gjithçka çka është përfolur si spekulim në kohë fushate ku është i përfshirë edhe vetë ai duke synuar të jetë kryetar i kryeqytetit kosovar.

Për Rita Orën dhe familjen e saj, Përparim Rama kishte folur në një intervistë televizive, pak muaj më parë.

- Advertisement -

Madje, ai aty kishte zbuluar vetë se ia ka dizajnuar shtëpinë familjes së saj në Londër, ku edhe ka jetuar vetë deri para pak muajsh kandidati i LDK-së për Prishtinën.

“[Rita Ora] është vajzë fantastike. Ja kam dizajnu shtëpinë Ritës. Edhe Besnikun [e njoh], babën e vet”, tregon Rama.

- Advertisement -

Por përkundër se është përfolur se është hedhur në gjyq nga ta, pikërisht për shkaka të kësaj shtëpie, Përparim Rama në intervistën në T7 deklaron se ka raporte “shumë të mira” me ta.

Në lidhje me këtë çështje, Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë prononcim edhe nga familja Sahatçiu-Ora, por të hënën ka qenë e pamundur të bihet në kontakt me ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit