1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përplasja Adriatik Kelmendi dhe Shkëlzen Gashi, ky i fundit shkon në një emision tjetër

Rekomandime

Publicisti Shkëlzen Gashi nuk është paraqitur në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, që prej një muaji e gjysmë kur analisti ishte përfshirë në një debat publik me drejtorin e televizionit.

Gashi, nuk ka qenë pjesë e panelit debatues të emisionit nga data 18 nëntor, paraqitja e tij e fundit në Rubikon.

- Advertisement -

Largimit të studiuesit Gashi nga emisioni i ka pasuar një punë e re.

Të enjten, ish-këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti është angazhuar si analist në emisionin “Pressing”.

Në nëntor të vitit të kaluar, ai u përfshi në një debat publik me Adriatik Kelmendit.

- Advertisement -

Debati mes Gashit e Kelmendit filloi kur opinionisti kritikoi portalin e Klani, për siç shkroi ai asokohe, raportimin e njëanshëm në rastin e përplasjes mes deputetit Bekë Berisha dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca në kuvend.

I menjëhershëm kishte qenë reagimi i Adriatik Kelmendit, i cili në Facebook kishte shprehur irritimin e tij ndaj postimit të Shkëlzen Gashit, të cilit i referohej si “i punësuar” i tij.

- Advertisement -

Kelmendi kishte shkruar se është situatë e çuditshme kur “i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin”.

Kelmendi madje i kishte rekomanduar Gashit të kontrollohej tek mjeku i syve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit