6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përplasja Hoti – Vuçiq në Bruksel: 20 herë tha Kosova shtet, 20 herë iu kundërpërgjigja

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, pas takimit me Avdullah Hotin në Bruksel, në televizione të ndryshme të Serbisë, ka dhënë detaje të shumta rreth gjërave që janë diskutuar brenda në tavolinën e negociatave.

Vuçiq ka thënë se bisedimet me Hotin kanë qenë të vështira, derisa ka thënë se i është dashur t’i kundërpërgjigjet për 20 herë me radhë Hotit sa herë ky i fundit ka përdorur frazën “dy shtetet”.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb ka thënë se 20 herë i është kundërpërgjigjur Hotit duke i thënë “një shtet dhe një provincë autonome”.

Vuçiq ka thënë se populli serb duhet të qëndrojë i qetë pasi në Bruksel është luftuar për interesin e Serbisë dhe se Beogradi zyrtar nuk nënshtrohet.

Tutje Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociata, përndryshe do të izolohet nga bota.

- Advertisement -

“Ju mendoni se është kënaqësi për ne të jemi këtu. Unë e kam refleksin e Pavlovit sa herë që vij këtu. Jam i lodhur duke dëgjuar Hotin se si kosovarët janë viktima dhe ne jemi zuzarët. Por duhet të jesh i fortë dhe shumë i fortë”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit