1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përplasje të medha brenda partisë së Fatmir Limajt

Rekomandime

Me formimin e Qeverisë së re, përplasje ka pasur edhe brenda partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate.

Arsyeja e përplasjes po del të jetë posti i zëvendëskryeministrit, post ky që iu besua Albulena Balaj-Halimajt, e cila njëherit është edhe familjare e Limajt.

- Advertisement -

Emërimi i Balaj-Halimajt nuk është mirëpritur nga Haxhi Shala apo ndryshe “xhokerit” të Qeverisë Hoti.

Ky fundit, i cili është edhe shef i Grupit Parlamentar të Nismës, në një emision televiziv ka thënë se Albulena Balaj-Halimaj nuk e ka merituar këtë post.

Nuk ka vonuar shumë dhe e apostrofuara në këtë rast ka reaguar, duke theksuar se nëse ka një post që nuk u meritua, apo siç shprehet ajo u morr me zor, është pikërisht posti i shefit të Grupit Parlamentar.

- Advertisement -

“Më vjen shumë keq ta them, por duhet ta them. Për të vetmin, ama për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur Nisma është shefi i Grupit Parlamentar. Për të mos thënë e ka grabitur, është vet-emëruar”, ka thënë zëvendëskryeministrja.

Madje, ajo ka shtuar se pas pandemisë është planifikuar që të diskutohet se kush do t’a ketë postin e shefit të Grupit Parlamentar.

- Advertisement -

Ne kemi pas plan të diskutojmë menjëherë pandemisë se kush në fakt do të vije si shef i GP. Jam e sigurt se z.Shala e din pasi ishim në takim në kohën kur kemi diskutuar në parti për gjitha emërimet dhe propozimet e anëtarëve të NISMA-s në Qeveri”, ka deklaruar ajo.

Theksojmë se, Haxhi Shala në emisionin “Debat +”, është shprehur se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.

“Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”, theksoi Shala.

Sipas tij, nëse nuk respektohen organet e partisë do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga NISMA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit