11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Persona të panjohur me prejardhje nga Rusia e RepubIika Serbe, po shfaqen në veri të Kosovës

Rekomandime

Një person i veshur në të zeza, në ato që njihen si rroba taktike me një çantë krahu shihet në këtë foto tek lëviz në afërsi të Zveçanit.

- Advertisement -

Në shikim të parë duket gjithçka normale, por në fakt asgjë nuk është e tillë. Në njërin krah të tij, është i vendosur flamuri rus, ndërsa në tjetrin simboli i një shqiponje që po ashtu është shenjë identifikuese ruse.

Një foto e tillë është shfaqur në disa rrjete sociale, ndërsa menjëherë i ka vënë në lëvizje agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Burime të sigurta brenda organeve të sigurisë në Kosovë, kanë konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, se persona të tillë që janë shfaqur ditët e fundit ka në gjithë zonën Veriore të Kosovës.

- Advertisement -

Në verifikimin që kanë bërë këto organe të sigurisë ka rezultuar se këta persona kanë ardhur së fundi në territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Por, nga është prejardhja e tyre?

Këto burime të sigurta brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije për RTV Dukagjinin se disa nga këta persona kanë prejardhje ruse dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Qëllimi i tyre sipas këtyre burimeve agjencive të sigurisë, është shkaktimi i incidenteve në Veri të Kosovës veçanërisht në këtë kohë, kur po përflitet me të madhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, mundësia e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Numri i këtyre personave që kanë për qëllim të nxisin destabilitet në Republikën e Kosovës shkon rreth 300.

Pos atyre me prejardhje nga Rusia një numër goxha i madh i këtyre personave disa prej të cilëve edhe janë fotografuar dhe identifikuar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës, vijnë edhe nga Republika Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit