Në termimin e dytê për sot të Kampionatit Evropian k nisur ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë Veriore, që po zhvillohet në kuadër të Grupi C në ‘EURO 2020’.
Siç edhe është rregull kur luajnë shtetet, para fillimit të këtij takimi të dy kombëtarët i kanë kënduar himnet shtetërore të tyre.
Megjithatë pesë futbollistë më prejardhje shqiptare që luajnë për Maqedoninë Veriore nuk e kënduan himnin maqedonas.
Bardhi, Ademi, Musliu, Alioski dhe Elmas janë lojtarët që e kanë nisur nga minuta e parë këtë takim.