10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Petkoviq mesazh popullit serb: Vetëm kështu i mbajmë 10 komunat serbe në Kosovë, Bogdanoviqi ka mbështetjen e Vuçiqit

Rekomandime

Drejtori i të ashququajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, ka shprehur besimin se serbët do të mund të zgjedhin me mençuri në zgjedhjet lokale në Kllokot të dielën më 14 nëntor dhe se do të votojnë për kandidatin e Listës Serbe, Vlladan Bogdanoviq.

Petkoviq ka shkruar në Facebook se vetëm Bogdanoviq ka mbështetjen e Beogradit, ku shtoi se është vendimtare për qëndrimin dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe Metohi që të mbahen të 10 komunat në duart e Serbisë.

- Advertisement -

“Vetëm Vladan ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, Zyrës për Kosovë dhe presidentit tonë Aleksandër Vuçiq, sepse ne e dimë se ai do të luftojë vetëm për interesat serbe! Të dashur vëllezër dhe motra, ju e dini më së miri se sa vendimtar është për qëndrimin dhe mbijetesën tonë në Kosovë dhe të ruhen të 10 komunat në duart e Serbisë”, ka thënë Petkoviq.

“Për vende të reja pune, për infrastrukturë të re rrugore, për shtëpi dhe çerdhe të reja – vetëm Lista Serbe 147 Vladan Bogdanoviq – kryetari i komunës së Kllokotit”, ka shkruar Petkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit