4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Unë dhe burri im flemë në dhoma të ndara që 7 vjet: Tani jemi më të lumtur

Rekomandime

Një çift kanë vendosur një mardhënie pak më ndryshe mes tyre. Tashmë 8 vjet prej sa jetojnë bashkë, në 7 prej tyre ata flenë në dhoma të ndara. E në fakt, kjo vetëm sa ua ka bërë lidhjen edhe më të mirë, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë, ne ju sjellim rrëfimin e plotë të tyre, esencën e një vendimi të tillë dhe këshillat e çiftit.

Unë dhe burri im jetojmë bashkë tashmë 8 vjet, por qe 7, ne flemë në dhoma të ndara. Kjo nuk është pse nuk i kemi mardhëniet e mira apo për shkak të fëmijëve, por neve na pelqen kështu.

- Advertisement -

Disa ditë radhazi ne shkuam bashkë në shtrat, por burri im gjithmonë zgjohej në një dhomë tjetër. Pas kësaj mendova se duhet të flisnim. Gjithmonë njëri prej neve zgjohej dhe shkonte në dhomën tjetër, për shkak të temperaturave, apo për arsye se thjeshtë nuk mund të flinim në një shtrat.

Veç kësaj, oraret tona të punës nuk përshtateshin, dhe njëri prej neve gjithmonë kishte nevojë për më shumë gjumë. Kështu, ne erdhëm në përfundim se do të ishte më mirë për ne të dyve që të flinim në dhoma të ndara, dhe fatmirësisht, në shtëpi kemi mjaftë hapësirë, përcjell Gazeta Metro.

Më në fund, pas këtij vendimi ne nuk kishim më mosmarrëveshje, të gjitha arsyet për të cilat ne diskutonim u zhduken dhe që të dy, u bëmë më të qetë në përgjithësi.

Këshilla e çiftit në këtë rast

- Advertisement -

Gjëja më e rëndësishme që kemi mësuar është se të gjitha çiftet janë të ndryshme, dhe nuk ka një përgjigje të duhur se si duhet të ndërtoni familje.

Por nëse keni ndonjë ide në mëndje se si ta rregulloni situatën, flisni me partnerin e tuaj. Pas kësaj, sigurojeni partnerin se nuk ka asgjë personale në vendimin që keni marrë, por se çdo gjë është më e rehatshme në këtë mënyrë.

- Advertisement -

Ndryshe, përveç çiftit në fjalë, vendim për të flerë në dhoma të ndara kanë marrë edhe shumë çifte të njohura të Hollywoodit si George dhe Amal Clooney dhe Catherine Zeta-Jones e Michael Douglas./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit