-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pezmi i Haki Abazit me Kusari-Lilën, gjashtë herë e quajti “Çadra e Gadafit”, brenda 22 minutave

Rekomandime

Raporti i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi me Mimoza Kusari-Lilën ka kohë që është kuptuar se nuk është në binarët e duhur. Këtë e kanë dëshmuar deklaratat e Abazit në konferencat e përjavshme që i njëjti thirrte për media.

Sot, Abazi tha se në një audio-incizim që ai posedon, konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, Saranda Bogujevci dhe Dijona Mihali janë ato që ngufatin deputetët e VV-së në Kuvend.

- Advertisement -

Në 22 minutat e konferencës sa zgjati sot, Abazi e quajti Kusari-Lilën “Çadër të Gadafit” përplotë

“E gjithë kjo e zier brenda “Çadrave të Gadafit”. Këtë valle ne e kemi parë në të kaluarën, Çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruese edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten”, tha ai sot.

Ai u pyet edhe nga një gazetare se a është gjuhë seksiste termi që Abazi po përdor ndaj deputetes Kusari-Lila.

- Advertisement -

Ai tha se po flet për fakte reale të trajtimit të demokracisë.

“Ndërsa për Çadrën e Gadafit, unë mendoj se po flas për një fakt real, dhe për fakte reale të trajtimit të demokracisë përbrenda… Nëse këto bëhen në Çadrat e Gadafit, ju merreni si të doni por unë brengosjen e kam tek demokracia”, tha Abazi në konferencë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit