0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Phillips arsyeton skenarin e Kurtit për bashkimin kombëtar dhe jep një paralajmërim për Serbinë

Rekomandime

Ish-këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, David Phillips, ka komentuar deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për bashkimin kombëtar Kosovë-Shqipëri.

- Advertisement -

Kreu i Institutit të Universitetit Columbia për të Drejtat e Njeriut në New York, ka thënë se aspiratat për “Shqipërinë natyrore” janë normale dhe do të mbesin të forta. Sipas tij, shqiptarët janë ndarë padrejtësisht në shtete të ndryshme, pas luftërave ballkanike.

“Shqiptarët iu nënshtruan padrejtësisë historike kur u ndanë në shtete të ndryshme pas luftërave Ballkanike. Aspiratat për “Shqipërinë natyrore” janë normale dhe do të mbesin të forta. Shqiptarët si komunitet kanë një nevojë të fortë për të bashkëpunuar në fushat e tregtisë, mjedisit, kulturës dhe arsimit”, ka thënë Phillips në një intervistë për mediat serbe.

Ai ka theksuar se mundësitë për bashkëpunimin ndërkufitar mund të zvogëlojnë mundësinë për konflikt.

- Advertisement -

“Hapja e mundësive për bashkëpunim ndërkufitar mund të lehtësojë situatën e përgjithshme, të zvogëlojë irredentizmin dhe të zvogëlojë potencialin për konflikt”, ka thënë më tej eksperti amerikan.

Phillips ka folur edhe për ndikimin e administratës së re amerikane në Ballkan. Ai ka thënë se Administrata e Bidenit do të fshijë dashurinë e ish-presidentit Donald Trump për Serbinë dhe do të krijojë kushte më të barabarta në raport me Kosovën.

- Advertisement -

“Administrata e Bidenit do të fshijë dashurinë e Trumpit për Serbinë dhe do të krijojë kushte shumë më të barabarta. Kjo tregon rëndësinë e udhëheqjes amerikane në forcimin e bashkëpunimit transatlantik që synon stabilizimin e Ballkanit, me qëllim vendosjen e paqes dhe mundësimin e progresit”, është shprehur më tej ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit